HARTA INTERAKTIVE

  • Shkurtesat në platformë
    • ZVM – Zonë e veçantë e mbrojtur
    • INV – E inventarizuar
    • PINV – E pa inventarizuar
    • KA – Kompleks arkitekturor
    • MDL – Mos respektim i dispozitave ligjore
    • MPH – Në mbrojtje të përhershme
    • MPK – Në mbrojtje të përkohëshme
    • NV50 – Ndërtesë më e vjetër se 50 vite
    • NV100 – Ndërtesë më e vjetër se 100 vite
    • ** – Emri zyrtar i ndërtesës/institucionit
    • * – Emri jozyrtar
    • TK – Trashëgimi Kulturore
    • B – Bodrumi
    • S – Sutereni
    • P – Përdhesë
    • 1,2,3.. – Etazhe
    INFORMATAT E PLOTA

    QENDRA HISTORIKE E PRIZRENIT

    Qendra Historike e Prizrenit sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe e klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Poashtu, sipas Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme të MKRS-së (2020), kjo qendër identifikohet si Fushë e konservimit arkitekturor me nr.rend. 924 dhe nr. unik në databazë 4804. Kjo platformë dixhitale bazohet në dispozitat e zbatimit të “Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2021-30” të aprovuar në Dhjetor 2020.

    QËLLIMI I PLATFORMËS

    Kjo platformë dixhitale e Qendrës Historike të Prizrenit është themeluar e financuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Qëllimi i platformës është dokumentimi dhe krijimi i një baze të të dhënave mbi gjendjen ekzistuese të kësaj qendre historike dhe njëkohësisht krijimi i një mjeti për transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut. Platforma përpos të dhënave nga terreni posedon edhe kategorinë e publikimeve me dokumente, plane, strategji e ligje relevante që lidhen me këtë qendër historike.

    PËRMBAJTJA DHE PËRDITËSIMI I PLATFORMËS

    Platforma ofron informata të ndryshme rreth statusit ligjor, kohës së ndërtimit, etazhitetit, gjendjes fizike, shfrytzueshmërisë, vlerave që posedojnë ndërtesat dhe harmoninë me kontekstin historik të tyre. Për më shumë informata të legjendës së hartave klikoni këtu. Kjo platformë mund të pasurohet edhe me kontribute nga audienca, komuniteti apo edhe profesionistët duke na dërguar informata me tekst dhe fotografi në e-mail tek info@ecmandryshe.org.

    Publikimet